Haxhiu pyet LVV-në dhe LDK-në pse po i marrin paratë e deputetëve tjerë

Haxhiu: Dikujt i pëlqen edhe kur flet për korrupsion

Deputetja e AAK-së, Tetuta Haxhiu i ka pyetur Vetëvendosjen dhe LDK-në se pse nuk ua japin paratë deputetëve të PSD-së dhe katër deputetëve të që kanë qenë në grupin parlamentar me LDK-në.

“Por dikujt i pëlqen edhe kur flet për korrupsion, edhe pse nganjëherë unë e quaj bash korrupsion bre është edhe të hollat që Vetëvendosja dhe LDK-ja nuk ua japin deputetëve, 12 deputetë të PSD-së andej e 4 tjerë, që i kanë pas në listë janë të holla për deputetin që i marrin grupet parlamentare. Po ç është kjo? Korrupsion, pse s’ua jepni të hollat, pikërisht, pikërisht, të gjithë, krejt amë të gjithë. Pse more s’ua jepni të hollat? Dymbëdhjetë deputetëve ua keni ndal të hollat, ju tjerët katër a pesë, pse s’ua jepni mu bë burra të mirë apo grupe të mira”, ka thënë Haxhiu.

Fjalimi i Haxhiut shkaktoi debat me shefat e grupeve parlamentare të LDK-së, Avdullah Hoti dhe atij të LVV-së, Glauk Konjufca.

Back to top button