​Një delegacion i FMN-së po qëndron në Kosovë

Bislimi informon për prioritetet e Qeverisë

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka pritur në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Gabriel Di Bella, me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë.

Bislimi gjatë takimit i falënderoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihmën që po i japin Kosovës dhe i informoi ata për prioritetet e Qeverisë, për performancën e të hyrave buxhetore si dhe për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020.

Sipas një komunikate, kryesuesi i delegacionit të FMN-së Gabriel Di Bella, e uroi Ministrin Bislimi për detyrën e re dhe ishte i inkurajuar për angazhimin e tij te mëtejmë për buxhetin e vitit 2020, dhe shprehi gatishmërinë e FMN-se për të vazhduar dhe rritur bashkëpunimin ndërinstitucional.

Back to top button