​Një foshnje me koronavirus po trajtohet në Neonatologji

90 pacientë janë të shtrirë për mjekim nga Covid-19, bazuar në raportet e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka njoftuar se Klinika Infektive ka 22 pacientë si dhe dy të tjerë në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.
Në Klinikën e Pediatrisë raportohet se janë 12 pacientë, ndërsa në Klinikën e Gjinekologjisë janë 4 pacientë.
Po ashtu, raportohet se në Klinikën e Neonatologjisë është një foshnje.
Në spitalet rajonale, ai i Gjakovës ka më së shumti pacientë, gjithsej 18. Pasuar nga Spitali i Pejës që po trajton 13 pacientë, pastaj ai i Gjilanit dhe Prizrenit me nga 8 pacientë secili dhe në Spitalin e Mitrovicës është një pacient./21Media

Back to top button