​Orlando-Haxhiu diskutojnë mbi luftën kundër krimit dhe korrupsionit

 

 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është takuar sot me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Përmes një shkrimi në Twitter, ambasadori bëri të ditur se në takim u diskutua për forcimin e besimit të njerëzve në drejtësi, sundimin e ligjit dhe lufta jonë e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, duke përfshirë dhunën në familje.

Orlando tutje bëri të ditur se me ministren janë dakorduar për një bashkëpunim të ngushtë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe forcimin e sundimit të ligjit./21Media

Back to top button