Likaj: S’kemi shkop magjik për të ndryshuar situatën 20-vjeçare në veri

 

Ministri i arsimit, Ramë Likaj sot vizitoi shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, së bashku me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe drejtoreshën e DKA-së në Prishtinë, Shpresa Shala, për të parë nga afër përgatitjet që po bëhen në këtë institucion për fillimin e vitit të ri shkollor.

Likaj tha se ka informacione se institucionet që janë në komunat veriore kanë nisur mësimin edhe pse autoritetet qendrore kanë vendosur që një gjë e tillë të mos bëhet deri më 14 shtator. Për këtë, Likaj tha se është politikë 20 vjeçare dhe se nuk kanë mundësi të bëjnë ndryshime me shkop magjik./21Media

Back to top button