​Osmani: Institucionet të jenë në krye të detyrës

 

U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga institucionet që të jenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve në përballje me vërshimet.

Sipas saj, pasojat e kësaj që po shohim janë edhe për shkak të mungesës së seriozitetit sistematik për investime kualitative kapitale.

“Fatkeqësitë natyrore vërtet janë të paparashikueshme, por rëndimi i situatës shkaku i mungesës së seriozitetit sistematik e afatgjatë për investime kualitative kapitale është tërësisht i pafalshëm. Situata e këtyre ditëve është dëshmi e qartë se investimi nëpër rrugë nuk mjafton, ndaj mbi të gjitha duhemi të sigurohemi që ndërtimi i tyre të realizohet konform standardeve më të larta”, ka shkruar Osmani.

Ajo falënderoi Forcën Sigurisë së Kosovës, e cila ndodhet në terren në zonat më të rrezikuara në gatishmëri të plotë për t`i ofruar ndihmë qytetarëve dhe për ta mbrojtur secilën jetë.

Në fund, pati edhe një apel për qytetarët dhe institucionet e vendit.

“Ju lus të gjithëve që të tregojmë kujdes ta shtuar në qarkullim dhe t’i reduktoni lëvizjet në rrugë deri në menaxhimin e plotë të situatës! Apeloj tek të gjitha institucionet që të jenë në gatishmëri të plotë për t`iu përgjigjur nevojave të qytetarëve në përballje me këtë situatë”, përfundoi Osmani.

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi të jashtëzakonshme për shumë qytetarë në pjesë të ndryshme të…

Posted by Vjosa R. Osmani on Monday, 11 January 2021

Back to top button