​Osmani kërkon mbështetje për anëtarësim e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve në New York, ka takuar sot, kryeministrin e Federatës Shën Kits dhe Nevis, Terence Drew.
Sipas komunikatës së Presidencës, në takim është diskutuar për raportet bilaterale, thellimin e tyre dhe zhvillimet e përgjithshme në raport me përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe sigurimin e njohjeve të reja.
Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka falënderuar Federatën Shën Kitts dhe Nevis për mbështetjen e deritashme të Kosovës dhe ka kërkuar që kjo mbështetje t’i jepet edhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, i cili mbetet prioritet shtetëror.
Më tej, Presidentja Osmani në takim me kryeministrin Drew, ka theksuar se Kosova është e interesuar t’i intensifikoj marrëdhëniet dypalëshe me Federatës Shën Kits dhe Nevis në fushat me interes të ndërsjellë, ndërmjet qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve./21Media

Back to top button