Gjermania mirëpret dezertorët rusë

Burrat rusë që ikin nga thirrja ushtarake e Vladimir Putinit do të “mirëpriten ngrohtësisht” në Gjermani, ka thënë ministri i drejtësisë i vendit.
Në një postim në Twitter, Marco Buschmann shprehu mirëseardhje për “këdo që urren rrugën e Putinit dhe e do demokracinë liberale”.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser i tha gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se dezertorët rusë të kërcënuar me “represion serioz” mund “si rregull” të marrin mbrojtje./21Media

Back to top button