​Palmer dhe Lajçak takohen me kryeministrin Kurti

 

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mathey Palmer së bashku me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak sot i shkun për takim kryeministrit të Kosovës, Abin Kurtit.

Palmer, i cili është edhe emisar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, gjatë ditës priti në takime të ndara edhe dy liderët e partive opozitare, kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhajn dhe liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Sipas një komunikate për media nga Partia Demokratike e Kosovës, Hoxhaj në takim ka sqaruar pozicionin e PDK-së karshi dialogut, me theks të veçantë me pritjet e kësaj partie që ky proces të përfundojnë me njohje të ndërsjelltë. Ndërsa në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thuhet se kryetari Abdixhiku ka thënë në takim se SHBA-ja është partnerja më e fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Dialogu Kosovë – Serbi pritet të zhvillohet nga mesi i mujit qershor.

Procesi i dialogut Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhenieve kishte filluar në vitin 2011. /21Media

Back to top button