​Parashikimi i motit në Shqipëri

Temperaturat maksimale deri në 8 gradë

Moti në Shqipëri sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Pritet që të hënën pasdite të shtohen vranësirat dhe pothuajse i gjithë territori do të ketë reshje.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku në zonat malore do të lëvizin nga -8 gradë Celsius deri në 2 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga -4 në 8 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare nga 1 në 8 gradë Celsius.

Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi 4 ballë.

Back to top button