Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga java e ardhshme temeraturat maksimale do të rriten deri në 15 gradë Celsius.
Sipas institutit, nga dita e mërkurë, vende-vende parashihen reshje.
”Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?