Kaloni te përmbajtja kryesore

Gazetari amerikan vritet nga forcat ruse

Policia e rajonit të Kievit thotë se gazetari amerikan u vra nga forcat ruse në Irpin

Sipas Policisë edhe një tjetër gazetar amerikan u plagos nga trupat ruse.

Siç bëhet e ditur përmes rrjeteve sociale gazetari Brent Renaud, 51 vjeç, u qëllua kur forcat ruse hapën zjarr mbi një makinë pranë Irpin.

Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov tha se ai ishte shënjestruar nga ushtarët rusë. 

Është vdekja e parë e raportuar e një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë.

Po qarkullojnë fotografi që tregojnë një ID shtypi për Renaud që është lëshuar nga New York Times.

Në një deklaratë, gazeta tha se ishte e pikëlluar kur dëgjoi për vdekjen e Renaud, por se ai nuk kishte punuar për gazetën në Ukrainë.

Ai ka punuar për herë të fundit për gazetën në vitin 2015, tha NYT, dhe ID e shtypit që ai mbante në Ukrainë ishte lëshuar vite më parë. Nuk ishte menjëherë e qartë se për kë punonte Renaud në Ukrainë.

Të paktën 13 gazetarë dhe 12 të tjerë raportohet se janë arrestuar gjatë protestave kundër luftës në Shën Petersburg.

Gazetari, Andrey Okun shkroi në rrjete sociale se nuk është shpjeguar arsyeja e ndalimit të tyre.

Ai tha se gazetarët e arrestuar kishin veshur të gjithë jelekë shtypi dhe mbanin kartat e tyre të shtypit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button