​PDK formoi degën e saj në Suedi

Partia Demokratike e Kosovës sot ka formuar degën e saj të re në Suedi. Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së PDK-së në Suedi ishte i pranishëm edhe udhëheqësi i Departamentit të Diasporës në PDK, deputeti Elmi Reçica.
Në një postim në Facebook ka shkruar në Facebook se PDK vazhdon të rritet në diasporë.
“Sot, në Malmö të Suedisë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për këtë shtet. Me këtë rast, kryetar i Degës u zgjodh Valon Kryeziu, ndërsa nënkryetar Hisret Kyçyku. Po ashtu u votua për Këshillin e Degës dhe Kryesinë, të cilët bashkërisht do ta fuqizojnë PDK-në në diasporë”, ka shkruar Reçica.
Reçica ka shtuar se PDK do të vazhdojë me themelimin e degëve të reja dhe fuqizimin e saj në diasporë./21Media

Back to top button