Shënohen 29 viktima si pasojë e fundosjes së varkës me nxënës në Nigeri

Të paktën 29 persona, përfshirë nxënës shkolle, kanë mbetur të vdekur në Nigerinë veriore pasi një varkë u përmbys në një lumë në shtetin verior, Kano të Nigerisë.
Shumica e viktimave ishin nxënës të shkollës islame të moshës ndërmjet 6-12 vjeç, të cilët po udhëtonin për në një ngjarje fetare.
Policia thotë se shtatë të mbijetuar janë dërguar në spital ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Shkaku i përmbysjes është ende i paqartë.
Mungojnë gjithashtu rregulloret e duhura për të garantuar sigurinë e pasagjerëve.
Anija po transportonte më shumë se 50 persona nga fshati Badau në qytetin Bagëai kur u përmbys./21Media

Back to top button