​Policia parandaloi kontrabandën e 86 palë pantallonave

Policia kufitare në Jarinje sot ka gjetur mall të kontrabanduar të 86 palë pantollonave. Sipas policisë, i dyshuari me mallin e kontrabanduar dorëzohen në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm.
“Njësia Policore e Hetimeve dhe Inteligjencës e Drejtorisë Rajonale Veriu të Policisë Kufitare gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Befasia’, sot, më 29.07.2021, në Piken Kufitare Jarinje, kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit një autobus të relacionit: Novi Pazar – Prishtinë. Gjatë kontrollit më të detajuar, në një hapësire të fshehur në bagazhin e autobusit është gjetur mall i kontrabanduar (86 palë pantallona).”, ka informuar policia.
Për rastin është njoftuar prokurori, i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabanda me mallra’./21Media

Back to top button