Prej 2023-ës pa kufij mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë

Nën emrin “Ballkan i hapur”, Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia do të punojnë bashkërisht që të shmangen pritjet nëpër kufij, kurse secili që dëshiron mund t’i bashkëngjitet kësaj iniciative, e cila paraprakisht quhej “Mini Shengen”
Me qëllim që të lehtësohet procesi i tregtisë, lëvizja e qytetarëve dhe zhvillimi i ekonomisë, në Forumin që u mbajt ishin nënshkruar 3 memorandume:
NËNSHKRUHEN DY MEMORANDUME DHE NJË MARRËVESHJE

  1. Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim për lehtësim të importit, eksportit dhe për qarkullim të mallrave në Ballkan Perëndimor,
  2. Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkan Perëndimor,
  3. Marrëveshje për bashkëpunim për mbrojtje nga katastrofa të ndryshme në Ballkan Perëndimor.

Vizita dyditore e kryeministrit të Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiqit në Shkup, me rastin e Forumit Ekonomik, hap perspektiva të reja për qytetarët. Të gjithë u pajtuan se në vend që të ndërtojnë mure, sot të tre shtetet ngritën ura.
Iniciativa është e hapur edhe për vende të reja që duan të kyçen, kurse për në vjeshtë janë dakorduar edhe takime të reja. Takimi i parë do të mbahet në Beograd, e pastaj edhe në Tiranë. Ballkani i hapur do të nënkuptojë punë sipas parimit të vendeve-anëtare të BE-së, raporton TV21./21Media

Back to top button