​Poligoni i shenjëtarisë reagon pas vdekjes së 24-vjeçarit në Obiliq

Një 24-vjeçar ka vdekur sot nga plagët e marra nga një armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.
Katana, poligoni i shenjëtarisë në Obiliq, ka dalë me një sqarim për media lidhur me rastin tragjik.
“Me qëllim të informimit të drejtë dhe me qëllim të parandalimit të thashethemeve dhe dezinformatave të shumëta, e duke pasur respekt ndaj privatësisë se personave të përfshirë në ngjarje, njoftojmë opinionin se para pak kohësh, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarde të sigurisë”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.
Vdekjen  e 24-vjeçarit për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Naser Syla./21Media

Back to top button