Kaloni te përmbajtja kryesore

​Posta me zyra kujdestare deri në ora 22:30

Pas masave të fundit qeveritare

Posta e Kosovës ka vënë në funksion shtesë edhe 7 zyra kujdestare, të cilat do të ofrojnë shërbime qytetarëve në qytetet më të mëdha me orar nga 08:00 – 22:30 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.

Zyrat kujdestare janë:

Në Prishtinë, Zyra Postare që objektin kryesor në lagjen “Dardania”,

Në Prizren, Zyra Postare në Rr. “Adem Jashari”,

Në Mitrovicë, Zyra Postare në Rr. “Afrim Zhitia”,

Në Pejë, Zyra Postare në Rr. “Mbretëresha Teutë”,

Në Gjakovë, Zyra Postare në Rr. “UÇK”,

Në Gjilan, Zyra Postare në Rr. “Adem Jashari”,

Në Ferizaj, Zyra Postare në Rr. “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa në zyrat tjera postare në çdo komunë, shërbimi për qytetarët ofrohet me orarin: 08:00- 16:00 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button