​Punëtorët e Aeroportit kërkojnë ngritje të pagës minimale

 

Sindikata e punëtorëve të Aeroportit të Ndërkombëtar të Prishtinës ka protestuar më 1 Maj, në Ditën e punëtorëve.

Përmes një marshimi deri tek Qeveria e Kosovës, punëtorët kërkuan një trajtim më të dinjitetshëm.

Me pankarta “Ne nuk jemi rob, jemi punëtorë”, “Stop Diskriminimit” u kërkua edhe ngritja e pagës minimale.

Kryetari i kësaj sindikate, Bashkim Latifi tha se punëtorët e sektorit privat janë në situatë të rëndë.

Back to top button