​PZAP: 352 apele nga kandidatët për asamble kundër vendimit të KQZ-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar 352 apele të paraqitura nga kandidatët për anëtarë të asambleve komunale kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit.
Kjo është bërë e ditur nga PZAP përmes një njoftimi në Facebook.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancat e mbajtura me datat 5, 6 dhe 7 Nëntor 2021, brenda afatit ligjor prej 72 orëve ka vendosur lidhur me 352 apele të paraqitura nga kandidatet për anëtarë të Kuvendeve Komunale kundër Vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.Pas këtij afati 72 orësh, në vazhdim, jemi në proces të dërgimit të kopjeve fizike të vendimeve të gjithë ankuesve, në mënyrë që të njëjtit të shfrytëzojnë të drejtën eventuale të ankimit të këtyre vendimeve në afat prej 24 orësh prej momentit të pranimit të tyre, në Gjykatën Supreme të Kosovës”, njfoton PZAP.

Tutje bëhet e ditur se për detaje tjera PZAP do të del nesër me një njoftim./21Media

Back to top button