​Rahoveci, komuna më transparente në Kosovë

Top pesë komunat më transparente për vitin 2020 vlerësohet të jenë Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut.
Raporti “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” i publikuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), shpalos të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë̈ punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale.
Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së, tha se transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike janë parakushtet kyçe për qeverisje të mirë dhe demokratike.
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se transparenca është një nga shtyllat kryesore për qeverisje të mirë, derisa bëri të ditur se si Ministri kanë hartuar dy projekte për avancimin e transparencës komunale.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, u shpreh se përkundër sfidave me pandeminë COVID-19 gjatë vitit 2020 kanë arrit t’i përmbushin indikatorët për transparencë komunale.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, tha se kjo komunë ka progres në rritjen e transparencës falë angazhimit të zyrtarëve komunal.

Back to top button