Osmani bisedoi me Macron dhe Zonjën e Parë të SHBA-ve

Presidentja Vjosa Osmani në prag të ceremonisë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, së bashku me liderë të tjerë botërorë është pritur nga Perandori i Japonisë, Naruhito.

Osmani ka falënderuar Perandorin Naruhito për mikpritjen dhe për organizimin e Lojërave Olimpike, duke i uruar popullit japonez prosperitet dhe shëndet.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë pritjes së organizuar nga Perandori Naruhito, Osmani ka pasur një bisedë të shkurtër edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron, Zonjën e Parë të SHBA-ve, Dr. Jill Biden si dhe me përfaqësues të tjerë nga disa vende të botës.

Pas ceremonisë zyrtare, Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Toshimitsu Motegi.
Osmani ka thënë se ky takim ishte mundësi e mirë për të ftuar sa më shumë investime japoneze në Kosovë dhe për të kërkuar përkrahje për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare./21Media
 

Back to top button