​Reali tregon çmimin për Iscon

“Galaktikët” dëshirojnë ta largojnë mesfushorin spanjoll.
Real Madridi e ka informuar skuadrën italiane për dëmshpërblimin që duhet ta paguajnë për shërbimet e Isco, raporton “Calcio Mercato”.
Madrilenët kërkojnë 18 milionë euro për 29-vjeçarin, i cili sapo ka hyrë në 12 muajt e tij të fundit të kontratës në “Santiago Bernabeu”.
Milan është skuadra e vetme që shpreh interesim serioz për Isco, sidoqoftë problemi i vetëm qëndron te paga, pasi që po refuzon të ofrojë 6.5 milionë euro në vit.

Back to top button