Kadri Veseli kthehet në Kosovë

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është kthyer në Kosovë.

Siç është bërë e ditur nga Gjykata Speciale, arsye e kthimit të tij janë arsyet familjare, porse koha ka marrë vesh se babai i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Ndonëse janë pyetur, Dhomat e Specializuara nuk kanë bërë me dije se sa do të qëndrojë Veseli në Kosovë.

Veseli së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarin Jakup Krasniqi e ish-deputetin Rexhep Selimi janë pjesë e një aktakuze të përbashkët për krime lufte./koha.net