​Thaçi falënderoi ShBA për ndihmën në luftimin e Covid-19

 

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka çmuar lart ndihmën e Shteteve të Bashkuara për Kosovën në luftimin e pandemisë me koronavirus.

“Mirënjohës presidentit Donald Trump dhe Qeverisë së SHBA-së për dhurimin bujar të 50 respiratorëve për Kosovën si shtesë e 1,6 milion dollarëve të ndihmave të mëparshme për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19. Së bashku do të dalim më të fortë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, përmes Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, i ka dhuruar Kosovës 50 respiratorë.

Krahas respiratorëve, USAID-i po financon edhe një pako mbështetëse e cila përfshin pajisjet shoqëruese, instalimin, garancitë, planet e servisimit dhe uebinaret në internet.

Back to top button