​Theret me thikë një i mitur

Një i mitur nga Prizreni ka pësuar lëndime trupore, pasi është therur me thikë nga një tjetër i mitur.
Sipas njoftimit të Policisës, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Hoxhë Tasini” në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Hoxhë Tasini, Prizren 23.11.2021 – 12:20. Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull  kosovar (i mitur) pasi i njëjti është therë me thikë nga i dyshuari mashkull  kosovare (i mitur). I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia./21Media

Back to top button