​Ursula von der Leyen: Jo më shantazhe për energjinë nga Rusia

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, sot tha se Rusia nuk do të jetë më në gjendje të përdorë energjinë për të shantazhuar Evropën.
Ajo tha se Rusia nuk do të lejohet të kërkojë pagesë në rubla për naftën dhe gazin e saj, siç ka njoftuar Moska, pasi kjo do të ishte anashkalimi i sanksioneve.
“Ky do të ishte një vendim i njëanshëm dhe një shkelje e qartë e kontratës. Do të ishte një përpjekje për të anashkaluar sanksionet. Ne nuk do të lejojmë që sanksionet tona të anashkalohen. Koha kur energjia mund të përdoret për të na shantazhuar ka mbaruar,” tha Ursula von der Leyen.

Presidenti rus, Vladimir Putin dje tha se shitjet e gazit rus për vende të caktuara do të kryhen në rubla. Ai tha se vendet që vendosën sanksione ndaj Rusisë, do të preken./21Media

Back to top button