​Zemaj fton nxënësit dhe mësimdhënësit të respektojnë masat anti-covid

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, ka ftuar prindërit, nxënësit dhe personelin arsimor që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat anti Covid, duke vazhduar ta ruajnë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.

Zemaj ka shkruar në Facebook se edhe ky gjysmëvjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë.

“Të nderuar prindër, nxënës dhe personel arsimor, me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju uroj sukses. Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve. Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit. Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm”, ka shkruar ai./21Media

Të nderuar prindër, nxënës dhe personel arsimor,

Me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju…

Posted by Armend Zemaj on Sunday, 17 January 2021

Back to top button