​Zemaj: Lus personelin në shkolla të respektojnë protokollet dhe të inkurajojnë nxënësit për higjienë

 

 

Edhe sot gjatë ditës, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj,  ka vazhduar vizitat nëpër shkollat e kryeqytetit për t’u njoftuar me përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai së bashku me ministrin e Arsimit Ramë Likaj, ka vizituar disa shkolla ku ka shpërndarë maska dhe dezinfektues, ndërsa ka apeluar nga të gjithë për respektim të masave, në mënyrë që procesi mësimor të shkojë mbarë.

Në këtë situatë të pandemisë, secili nga ne duhet ta shtojë kujdesin, andaj lus gjithë personelin në shkollat e vendit, të respektojnë protokollet dhe të inkurajojnë nxënësit për higjienë, mbajtjen e maskave dhe për distancë fizike. Kështu, pengohet përhapja e Covid-19 dhe viti shkollor do të vazhdoj me sukses“, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj ka thënë tutje se përgatitjet teknike që janë bërë për fillimin e mbarë të mësimit, në shkollat ” Zenel Hajdini” dhe “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, si dhe “Ganimete Tërbeshi” në Llukar, janë për çdo lëvdatë./21Media

Back to top button