​Zgjedhjet në Mal të Zi, mbyllen qendrat e votimit

 

 

Në ora 20:00 janë mbyllur qendrat e votimeve për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, në të cilat marrin pjesë gjashtë koalicione dhe pesë parti politike.

Zgjedhjet lokale po mbahen edhe për komunat Budvë, Kotor, Tivat, Andrijevicë dhe Gucia.

Sipas të dhënave të Qendrës për transicion demokratik CDT, 74.2 për qind e votuesve, ose 400,600 qytetarë votuan në zgjedhjet e sotme parlamentare deri në orën 19.00 ose 3.3 për qind më shumë se në zgjedhjet parlamentare 2016, kur 70.9 për qind e votuesve votuan deri në orën 19:00.

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, ka thënë se ai pret që shoqëria e Malit të Zi të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi në këto zgjedhje.

Pritja ime është që pas kësaj, Mali i Zi do të vazhdojë të ecë në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe demokratik“, ka thënë ai.

I pyetur nëse tensionet janë më të larta sot se më parë, Gjukanoviq ka theksuar se tensionet janë duke u përpjekur të nxiten nga adresa që janë jo-malazeze.

Shoqëria e Malit të Zi ka kaluar disa tundime të tilla disa herë, kështu që unë nuk shoh ndonjë rrezik për stabilitetin e Malit të Zi dhe sigurinë e qytetarëve të saj“, vuri në dukje Gjukanoviq.

Back to top button