Dole: Shpresoj që Kosova të bëhet më e fuqishme me kalimin e viteve

 

 

Në 30 vjetorin e vizitës së delegacionit amerikan në Kosovë, në kryeqytet u zbulua busti i senatorit amerikan Bob Dole i cili ishte kryesues i këtij delegacioni. Vepra dhe mundi i tij për lirinë e Kosovës u vlerësua lartë nga liderët e shtetit.

Në pamundësi që ta vizitojë sot Kosovën, senatori amerikan  Bob Dole, falënderimin e bëri përmes një video-mesazhi.

Dole kujtoi atë që ndodhi 30 vjet më parë, kur serbët u përpoqën t’i pengonin të vinin në Kosovë, shkruan rtv21.tv

Tutje senatori tha se shpreson që Kosova të bëhet më e fuqishme me kalimin e viteve.

Në fund më lejoni t’ju falënderoj për mundësinë që t’i shërbejë Kosovës përgjatë këtyre 30 vjetëve të kaluara“, u shpreh Dole.

 

Busti i senatorit Bob Dole u realizua  nga Luan Mulliqi. Projekti u financua nga Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë./21Media

 

Back to top button