Arrestohet oficeri i ushtrisë franceze, spiunonte për rusët

 

 

 

Një oficer i ushtrisë franceze u arrestua dhe po hetohet për tradhti në favor të Rusisë.

Ai dyshohet se ka siguruar dokumente tepër sekrete për shërbimet sekrete të Moskës.

“Unë mund të konfirmoj se një oficer i lartë është nën procedura ligjore për një sulm ndaj sigurisë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly.

Rasti është veçanërisht i turpshëm për Parisin pasi oficeri, një nënkolonel, ishte vendosur në NATO, në një bazë ushtarake në Itali, e cila  sipas burimeve të ndryshme, është ajo e Napolit, ku janë vendosur shumë ushtarë francezë.

“Franca e ka marrë drejtimin në këtë procedurë ligjore,” tha Parly, duke shtuar se ministria e tij i ka referuar çështjen një prokurori sipas Nenit 40 të Kodit të Procedurës Penale, i cili kërkon që çdo autoritet publik të raportojnë një krim ose shkelje për të cilën ata janë në dijeni të sistemit gjyqësor” theksoi Parly.

Oficeri – identiteti i të cilit nuk dihet ende – u arrestua në Francë në fund të gushtit ndërsa ishte gati të kthehej në Itali.

Operacioni u krye nga DGSI (Direction générale de la Sécurité intérieure), agjencia kundër spiunazhit.

Oficeri tani është i mbyllur në burgun parisian të La Santé.

Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse” shtoi Parly, në lidhje me dyshimin e një shkelje ruse në sigurinë e ushtrisë franceze.

Back to top button