​Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka nisur hetimet për dokumentet e dërguara në OVL UÇK

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar çështjen e dosjeve të dërguara ditë më parë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka pranuar pyetje të shumta nga mediat lidhur me hetimin rreth dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të cilat dokumente potencialisht ndërlidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Aktualisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar këtë çështje. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është e gatshme të asistojë, nëse diçka e tillë kërkohet”, njofton PSRK.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar që zbulimi i paautorizuar i dokumenteve konfidenciale ose informacionit lidhur me dëshmitarët e mbrojtur nënkupton shkelje të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mund të jetë e dënueshme me dënim me burgim.

 

Back to top button