3 të vdekur e 161 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 161 raste të reja dhe 3 humbje jete, si pasojë e Covid-19.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve.

Gjithashtu, nga të dhënat epidemiologjike incidenca e dy javëve të fundit është 62.9 raste/ 100,000 banorë. Krahasuar me incidencën 2 javore të javëve pararendëse ka një ulje të lehtë, por ky është një moment i rëndësishëm për të kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave pasi hapja e shkolla mund të ketë impakt në situatën epidemiologjike.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën e 24 orët e fundit. Një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë,

11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë,

9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz,

nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh,

nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

COVID-19 – Statistika (11 Shtator 2020)

Testime totale 72155

Raste pozitive 11021

Raste të shëruara 6443

Raste Aktive 4251

Humbje jete 327 (Qarku Tiranë 157, Durrës 44, Shkodër 38, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Back to top button