Rama: Duhet të përgaditemi për situata më dramatike

 
Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të përgatitur për skenarë edhe më të vështirë, rritjes së çmimit të naftës dhe shkurtimit të furnizimit me enerjgi elektrike.
“Kemi vendosur të ngrejmë komitetin special dhe për këtë arsye jemi ulur që në ditën e parë të nisjes së kësaj katastrofe për të përgatitur skenarët e mundshëm nga skenarët më të thjeshtë deri tek më të vështirët. Skenari më I vështirë është që duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për situata dramatike të furnizimeve me energji dhe naftë. Duhet të përgatitemi për këtë edhe pse ky është skenari më dramatik.” , tha Rama në një konferencë për media.
Ai tutje tutje situatën në të cilen ndodhet tani Evropa e krahasoj me luftën kundër Covid-19.
“Jemi në të njëjtat kushte të të panjohurës me luftën tjetër që ende nuk ka përfunduar të pandemisë dhe u përgatitëm për disa skenare. Përgatitemi për disa skenare. “, tha kryeministri shqiptar.
Rama shtoi se çmimi i naftës nuk varet nga qeveria.
“Nuk është qeveria në tregun e lirë në një vend që e ka zgjedhur tani më prej 32 vitesh ekonominë e tregut që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit. Është tregu i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave jo  më ndaj një lufte. Europa ka hyrë në luftë. Ushtarakisht lufta zhvillohet mes një agresori dhe një vendi në agresion ndërsa në të gjitha aspektet e tjera ku ai është themelor, lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që refuzojnë kategorisisht agresionin dhe agresorin. Duhet të jemi të vetëdijshëm. Në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra që kërkonim përpara fillimit të luftës dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë.”, deklaroi Edi Rama./21Media

Back to top button