1 mijë e 220 pacientë me Covid-19 në spitalet e Kosovës

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 1 mijë e 220 pacientë, 39 pacientë.
Nga 1220 pacientët e shtrirë, 1116 janë të konfirmuar me Covid-19, 1051 me oksigjeno-terapi dhe 59 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në kuadër të klinikave COVID-19 të QKUK-së, në trajtim janë 438 pacientë, 435 të konfirmuar me COVID-19, 390 me okisgjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 782 pacientë, 681 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 661 me oksigjeno-terapi.
“Klinika Infektive, 115 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 107 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 87 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19, 19 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë, Spitali i Prizrenit, 171 pacientë, Spitali i Gjakovës, 120 pacientë, Spitali i Pejës, 209 pacientë, Spitali i Gjilanit, 134 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 32 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë, Spitali i Ferizajt, 70 pacientë”,bëhet e ditur në raportin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. /21Media 

Back to top button