Kaloni te përmbajtja kryesore

1 mijë e 737 raste aktive me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 41 raste të reja, ndërsa numri i rasteve aktive është 1 mijë e 737 raste.
“Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.”, ka informuar MSh.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19. “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka informuar MSh./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button