Naftëtarët i shkruajnë Kurtit: Jemi buzë falimentimit

Shoqata e Naftëtarëve i ka dërguar letër kryeministrit të Koosvës, Albin Kurtit për siç kanë thënë ata gjendjen alarmante në sektorin e naftës.
Përmes kësaj letre naftëtarët ndër të tjerash thonë se vendimi i qeverisë për të për të përcaktuar çmimet tavan të naftës në Koosvë i ka sjellë kompanitë e vogla me pakicë buzë falimentimit.
“Ky vendim i Qeverisë i premtuar 12 cent për liter nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Pikat me pakice janë furnizuar dje me cmimin 1.71 cent brenda territorit të Rep. së Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton cmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 cent. Andaj, i apelojme Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim që mos me i shuar bizneset e vogla në këtë kohë krize.”, thuhet ndër tjerash në letrën e naftëtarëve.
Qeveria e Kosovës më 22 qershor kishte votuar projekt- Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masave të tjera mbrojtëse. Sipas këtij Udhëzimi Administrativ, Qeveria do të përcaktojë çmimin maksimal të lejuar për derivatet.
Çmimet e naftës dhe benzinës sot kanë shënuar rënie për dy centë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e produkteve të naftës si në vijim. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.73 € për litër, benzina është: 1.67 € për litër, gas është: 0.78 € për litër./21Media

Back to top button