Ishte i infektuar me Covid-19, vdiq një 21 vjeçar

Një 21-vjeçar që ishte i prekur me Covid-19, vdiq në 24 orët e fundit në spitalin e Tetovës.
Siç tha koordinatori i Qendrës-Covid në Tetovë, Gëzim Nuredini, nga ora shtatë e ditës së djeshme deri në shtatë të mëngjesit të sotëm, gjithsej 17 persona u pranuan në spital, ndërsa nëntë u liruan nga spitali.
“Kemi gjashtë persona të vdekur, më i riu prej të cilëve është 21 vjeç. Numri i personave të shtruar në spital është 123, nga të cilët vetëm tetë persona kanë një dozë vaksinë, kurse vetëm shtatë persona kanë dy doza”, informoi Nuredini.
Për ekzaminim ose kontroll në ambulancën e qendrës së Covidit në 24 orët e fundit kërkuan ndihmë 188 persona, shkruan TV21./21Media

Back to top button