Arrestohet një polic i Kosovës

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” në bashkëkryerje.
Në njoftim thuhet se informacionet e para lidhur me këtë rast, hetuesit e IPK-së i kanë pranuar ditë më herët nga Policia e Kosovës me dyshimin se zyrtari policor ishte i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë në bashkëkryerje në një nga filialet për tranfsere parash në Mitrovicë më datë 26.11.2021.
I dyshuari i parë për këtë rast është arrestuar nga Policia ditën që ka ndodhur rasti, kurse si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë identifikuar edhe dy të dyshuar për këtë rast, duke përfshirë këtu zyrtarin policor.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë kanë ndërmarrë disa veprime hetimore dhe pas  këtyre veprimeve hetimore,  zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 315 lidhur me nenin 31 (bashkëkryerje)  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës:, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar./21Media

Back to top button