10 kosovarë vdiqën në aksidentin e rëndë në Kroaci (Video)

Rrokulliset autobusi që po vinte nga Frankfurti në Kosovë 
Dhjetë njerëz kanë humbur jetën, ndërsa mbi 40 të tjerë janë lënduar pas rrokullisjes së një autobusi me targa të Kosovës mëngjesin e sotëm në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci. Në autobus ishin 67 udhëtarë dhe dy shoferë të cilët po udhëtonin nga Frankurti drejt Kosovës. Policia kroate tha se shoferi i autobusit ka pranuar se në një moment e kishte zënë gjumi./21Media
 

Back to top button