10 milionë për këngën “Theje” të Alban Ramosajt

 

Këngëtari, Alban Ramosaj, garoi me këngën “Theje” në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSh.

Kënga u prit shumë mirë dhe u cilësua si një nga pretendentet kryesore për çmimin e parë, mirëpo, Albani mbeti i dytë në këtë listë, ndërsa vendin e parë e fitoi Ronela Hajati dhe do ta përfaqësoj Shqipërinë në “Eurovision 2022”.

Për suksesin që ka arritur kënga “Theje”, Albani ka falënderuar fansat.

Në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari ka treguar se kënga “Theje” është klikuar mbi 10 milionë herë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button