MSH shpërndan autoambulancat që i bleu mbi 347 mijë euro

Ministria e Shëndetësisë, ka filluar sot shpërndarjen e automjeteve të ndihmës së shpejtë për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Komunat përfituese janë Prishtina, Gjakova, Mitrovica dhe Gjilani.
Ministria ka njoftuar se autoambulanca janë blerë nga huamarrja e Bankës Botërore dhe të prokuruara nga UNOPS (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekte). Vlera financiare e këtyre autoambulancave të tipit: Advanced Life Support, arrin shumën prej 347 mijë e 490 euro.
“Ato do të ndihmojnë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe do të lehtësojnë transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta. Ministria e Shëndetësisë do të mbështes në vazhdimësi fuqizimin e ofrimit të shërbimeve emergjente në qendrat shëndetësore të vendit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./21Media

Back to top button