102 pacientë me COVID-19 po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 102 pacientë.
Prej tyre, 66 janë me oksigjeno-terapi dhe 5 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 23 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 11 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 14 pacientë./21Media

Back to top button