IKD: Musliu, Bajrami dhe Kusari-Lila gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin për monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës.

Nga të dhënat e raportit që janë nxjerrur Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Mimoza Kusari Lila nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) janë tri deputetet gra me më së shumti deklarata në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa në bazë të deklaratave të deputetëve, rezulton se 15 deputetë nuk kanë ngritur asnjë çështje nga gjithësej 2114 deklaratave gjatë vitit 2023, ku prej këtyre deputetëve 9 janë grupit parlamentar të Listës Serbe, një nga Grupi Parlamentar LV, një nga Grupi Parlamentar LDK, një nga Grupi Parlamentar Multientik, një deputet i subjektit politik GI za Slobodu, Pravdu i Opstanak (GI SPO), një deputet nga Partia Unike Gorane (JGP) dhe Një deputet nga subjekti politik Romani Iniciativa (RI).

Back to top button