107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës.
“Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka informuar ministria.
MSh po ashtu ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar 19 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë nga Covid-19.
“Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590. Në total numri i rasteve aktive është 137.”, ka informuar ministria./21Media

Back to top button