11 persona vdesin nga një sëmundje e panjohur

Sipas ekspertit mjekësor liberian, Francis Kateh, të infektuarit me sëmundjen e çuditshme kanë shfaqur simptoma si dhimbje të forta të stomakut dhe kokës

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga një sëmundje e panjohur në Liberi, në Afrikën Perëndimore, dhe të paktën nëntë të tjerë janë infektuar, tha një zyrtar liberian i shëndetësisë.

Sipas ekspertit mjekësor liberian, Francis Kateh, të infektuarit me sëmundjen e çuditshme kanë shfaqur simptoma si dhimbje të forta të stomakut dhe kokës.

”Gjithashtu, testet fillestare kanë treguar se sëmundja nuk ishte ebola”, tha Kateh.

Back to top button