11 raste të reja me COVID-19

1 min read

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 11 raste të reja me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se janë kryer 646 testime.

Edhe sot nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, teksa janë shëruar edhe 23 qytetarë.

Brenda 24 orëve janë vaksinuar 136 qytetarë. Të vaksinuar me dy doza janë 822 mijë e 573 qytetarë, ndërsa, me dozën e tretë janë imunizuar 102 mijë e 326 qyetetarë./21Media