Kryetari i Vushtrrisë shprehet i pikëlluar për vdekjen e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi përmes një telegram ngushëllimi është shprehur i pikëlluar për vdekjen e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed al-Nahyan.
Idrizi ka thënë se presidenti i ndjerë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i janë gjendur pranë Kosovës, e veçanërisht Vushtrrisë, në rrethanat kur ky qytetet ka pasur nevojë të domosdoshme për ngritje të kapaciteteve infrastrukturore në shëndetësi, arsim, fe e mirëqenie për familjet në nevojë.
”Lutemi për shpirtin e Tij dhe jemi mirënjohës përjetësisht për kontributin për Vushtrrinë dhe qytetarët e Vushtrrisë”, thuhet ndër të tjera në faqen zyrtare të Komunës.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan ka vdekur dje në moshën 74 vjeçare.
Në lidhje me vdekjen e presidentit nga sot në vend është shpallur zyrtarisht 40 ditë zie dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë./21Media

Back to top button