Media gjermane: Hedhja në tokë e palltove mjekësore tregon se mjekët po largohen nga vendi

Protesta e sotme e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ka zënë vend në median e huaj.
Mediumi gjerman, ARD ka shkruar se hedhja në tokë e palltove mjekësore është gjest që tregon se mjekët po largohen nga vendi për shkak të kushteve të këqija të punës dhe pagave të ulëta, shkruan rtv21.tv
Në Kosovë, një kirurg fiton rreth 600 euro si pagë bazë.
“Vetëm këtë vit në 8 muajt e parë kanë shkuar 122 mjekë. Mesatarisht kanë qenë 31 vjeç. Mosha mesatare e mjekëve në qendrat e mjekësisë familjare është 57 vjeç. Pas 10 vitesh 1200 specialistë do të dalin në pension. Përveç kësaj, qindra infermierë janë larguar nga vendi”, ka thënë kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovë, Blerim Syla.

Syla ka kërkuar nga Qeveria që të jetë transparente dhe bashkëpunuese në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik. Ai ka paralajmëruar se do të futen në grevë nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre brenda kësaj jave.
Protestuesit kërkuar rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022./21Media 

Back to top button